Komediani, Jackie Mason, ka vdekur në një spital të Nju-Jorkut, në moshën 93-vjeçare.
“Ai vdiq i qetë me familjen dhe miqtë pranë tij”, ka thënë miku dhe bashkëpunëtori i tij, Raoul Felder për CNN.
Mason ishte i hospitalizuar për dy javë para se të vdiste, për shkak të problemeve me frymëmarrjen, transmeton ‘botasot’.
Shumë njerëz atë e njohin për bashkëpunimin e gjatë me “The Simpsons”.