Vdiq në moshën 67-vjeçare poeti i njohur, Petrit Ruka

Petrit Ruka

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar, Petrit Ruka. Prej një viti Ruka vuante nga një sëmundje në zemër.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.

Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ai e ka theksuar shpesh ndikimin e fëmijërisë në poezinë e tij, duke na lënë hapësirë të përfytyrojmë fëmijën e zgjedhur nga poezia, atje në një fshat të Tepelenës, të zymtë, të ftohtë, gri nga gurët e shtëpive dhe të zi nga rrobat e grave.

Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё 1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio, Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Petrit Ruka ka botuar:

“ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
“ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
“ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
“ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
“ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
“Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
“Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor./fjala.al

LEXO EDHE: Petrit Ruka: Më kot i lutesh Zotit për mua…