Ndërron jetë, piktori dhe pedagogu i njohur i arteve, Myrteza Ulqinaku. Në një reagim në rrjete sociale, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka shprehur ngushëllime familjes së Ulqinakut.
Berisha thotë se Ulqinaku ishte një pedagog i përkushtuar dhe një demokrat i vendosur e me shpirt të lirë.
Ndër të tjera, Berisha shprehet se Ulqinaku do të jetojë gjithmonë në krijimet e tij të shumta artistike.
Nderim per Myrteza Ulqinakun!
Të dashur miq, këto dite mbylli sytë pergjithmonë Myrteza Ulqinaku, piktori i mirënjohur, mësuesi dhe pedagogu i përkushtuar, qytetari dhe prindi shembullor, demokrati i vendosur dhe një mik i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.
Myrteza Ulqinaku nuk është më midis nesh por ai jeton dhe do jetojë gjithmonë në krijimet e tij të shumta dhe të arrira artistike, shpërthime të shpirtit të tij të lirë, në memorien e nxënësve dhe studentëve të artit dhe pikturës, të qindra e qindra demokratëve me te cilët ai u bashkua që në fillim dhe qëndroi me ta i palëkundur edhe në dite të vështira.
Duke shprehur mirënjohjen dhe nderimin tim më të thellë për veprën, kontributin e tij të çmuar, une i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, ndaj me ta, të afërmit dhe miqtë e Myrteza Ulqinakut pikëllimin e thellë për mungesën e tij dhe i lutem Zotit që shpirti i mirë Myrteza Ulqinaku të gjejë paqen e merituar! Amin!/(panorama.com.al)
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI NASHO JORGAQI
ObserverKult