Ka vdekur profesori universitar, Sadri Fetiu, pas një sëmundje të rëndë. Ai do të varroset sot (më 11 maj) në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, ju njoftojmë që pas një sëmundje të rëndë sot ndërroi jetë më i dashuri ynë Prof. Dr. Sadri Fetiu. Varrimi bëhet nesër më 11.05.2021 në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Të pame nuk do të ketë për shkak të situatës së pandemisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së. Ngushëllimet e juaja i pranojmë me anë të telefonatave dhe sms. Me respekt Familja Fetiu!”, thuhet në njoftimin e familjes Fetiu.
Ai ka qenë profesor i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Profesor Fetiu ka botuar shumë vepra shkencore dhe profesionale.