Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, William Blinn, skenaristi i filmave televizivë të njohur si “Brian’S Song”, “Roots”, si dhe filmit “Purple Rain” me protagonist Princin.
Blinn thuhet se u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Burbank, Kaliforni, sipas një njoftimi të bërë nga vajza e tij, Anneliese Johnson.
Kujtojmë se Blinn kishte fituar një çmim ‘Emmy’ për “Brian’s Song”, duke u cilësuar si një nga filmat më të shikuar të asaj kohe, ‘transmeton gazetainfokus’.
Po ashtu skenaristi vazhdoi krijimin dhe prodhimin e shfaqjeve televizive mes tyre; “Starsky & Hutch”, “Rookies” dhe “Pensacola: Wings of Gold”, në një karrierë që zgjati pesë dekada.