Vdiq profesori Sylejman Kastrati (Kizharekë e Drenicës), i cili pas përfundimit të Shkollës Normale u kthye në fshatin e tij me ditar në dorë në shkollën fillore të Nekocit dhe në Kizharekë për edukimin e brezave të rinj shqiptarë.
Kastrati, i cili vdiq dje, si frymëzim e kishte patriotin e shquar dhe mësuesin e tij Fazli Grajçevcin, edukoi shumë e shumë gjenerata të shqiptarëve në kohët më të vështira në të cilat kaloi Kosova.
Plagoset në vitin 1968
Si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 plagoset nga forcat jugosllave. Plumb të cilin e kishte mbajtur në trup deri në vdekje. Parullat kryesore të revoltës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1968 ishin: Për Kosovë, jetën e japim! Kosova punon, Beogradi ndërton!, Flamuri kuqezi është simboli i kombit shqiptarë!
Vlen të theksohet se Sylejman Kastrati është babai i deputetit të tashmë të PDK-së, Ardian Kastrati.
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Prishtinës sot në orën 12:00./rtklive