Vendet ku u ndërtuan këto manastire i befasojnë shumicën…

Thuhet se manastiret që të lënë pa frymë, fshihen në mes të askundit.

Manastiri “Popa Taungakalat”

“Popa Taungkalat” ndodhet në Birmani, i kredhur në një pyll të pamatshëm me dru sandali. Po ashtu, është shtëpia legjendare e “Nat”, 37 engjëjve mbrojtës, ndaj të cilëve birmanezët janë shumë të përkushtuar.

Manastiri i “Tatevit”, mbi një fortifikim natyror

I mrekullueshëm manastiri “Tatev”, i cili lartohet në një fortifikim natyror, buzë grykës së Vorotanit në Armeni. Për shkak të pozicionit strategjik, në një kep të formuar nga një grykë e thellë lumi, mund të arrihet vetëm me teleferik, që arrin gjatësinë prej 5.7 km, transmeton ‘konica.al’.

“Sant Miquel del Fai”, humbur në natyrë

Shën Mikel del Fai në Katalonjë, daton pak para vitit 1000 dhe është ndërtuar në një shpellë të skalitur në të njëjtin shkëmb, i rrethuar nga një mjedis i harlisur natyror. Ekziston edhe një ujëvarë e vogël, që futet përmes mureve të saj në Rio Tenes.

Skelling Michael”, me qela të vogla rrethore të ngurta

Në Irlandë kemi manastirin “Skelling Michael”, një ishull shkëmbor aspak mikpritës, zbukuruar me një nga manastiret më të vjetër dhe më të famshëm në vend. Dikur në të strehoheshin jo më shumë se një duzinë murgjish, të cilët kishin zgjedhur të jetonin duke i privuar vetes çdo rehati dhe përbëhet nga qela të vogla rrethore të bëra prej guri.

“Phugtal Gompa”, mbi majat e Himalajeve

Jo më pak i bukur është “Phugtal Gomp”, që ngrihet në majat e Himalajeve në rajonin e largët të Ladakhit, në veri të Indisë. Ndërtuar me tulla balte, guri dhe druri, në manastir banojnë afro 70 murgj budistë, që e ndajnë kohën e tyre të shenjtë midis leximit në bibliotekë dhe dhomës së lutjes.

Manastiri “Sumela”, varur mbi shkëmb

Manastiri magjepsës i “Sumelës” në Turqi, varur në një shkëmb, ndërtimi i të cilit daton në vitin 386. Për këtë manastir ekziston legjenda, sipas së cilës disa priftërinj teksa ecnin drejt lindjes nga Athina, kur panë shkëmbin menduan se do të ishte vend ideal për të ndërtuar një manastir.

“San Giorgio Koziba”, manastiri në shkretëtirë

Jo më pak magjepsës është “Shën Gjergj Koziba”, një manastir i vendosur në Palestinë, i ngritur në tre nivele në shpatin shkëmbor verior të shkretëtirës së Judës. Ai shquhet si një xhevahir i arkitekturës monastike, një vend i jashtëzakonshëm në Tokën e Shenjtë dhe, së fundi, gjithashtu një nga manastiret më të largëta në botë.

“Xuánkong Po”, i ndërtuar vetëm nga një njeri

“Xuankong Si” ndodhet në Kinë dhe, sipas legjendës, është ndërtuar vetëm nga një njeri, nga murgu Liao Ran më shumë se 1500 vjet më parë. Varet në një mur të malit Heng, në provincën Shanxi dhe mbështetet mbi trarët e lisit futur në vrimat në mal, ndërsa struktura e vërtetë mbështetëse është brenda vetë malit.

Manastiri tibetjan “Ki Gompa”

Manastiri tibetian i “Ki Gompa” në Indi, me një strukturë tejet të veçantë, sa i ngjan një kështjelle të vetmuar majë një kodre. Emri i tij përkthehet “tokë e mesme”.

“Meteora”, mbi kolona karakteristike ranore

Meteora në greqisht do të thotë “pezull në ajër”. Manastiri shquhet si një nga komplekset më të mëdha dhe më të rëndësishme të manastireve ortodokse lindore në vend. Strukturat e ndryshme qëndrojnë mbi kolona karakteristike prej guri ranor, kulla të vërteta shkëmbore natyrore.


Lexo edhe:

LEGJENDA: VAJZA QË S’MUND TË ECTE PAS VIZITËS NË KËTË KISHË FILLOI TË LËVIZTE

ObserverKult