“Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, i pari muze historik në Shqipëri për të kujtuar viktimat e diktaturës

“Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” në Shkodër, është i pari vend kujtese historike në rang kombëtar, i cili përkujton viktimat, metodat, torturat e ushtruara gjatë regjimit komunist mbi mijëra të pafajshëm.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci së fundmi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video të muzeut historik që përkujton viktimat që vuajtën dënimin në burgjet e regjimit komunist.

“Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” është i pari muze historik në Shqipëri, që përkujton viktimat që vuajtën dënimin në burgjet e regjimit komunist. Sot ky muze vjen për të gjithë si një vend kujtese dhe pelegrinazhi, si dëshmi e së kaluarës, duke u kthyer si pikëtakim për turizmin historik në Shkodër”, ka shkruar Beci.

Ky objekt është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek XIX, struktura në pronësi të Provincës Françeskane ishte një kolegj, ku edukoheshin dhe arsimoheshin fëmijë, që pastaj ndiqnin rrugën meshtarake.

Në vitin 1946, me vendim të qeverisë së asaj kohe, godina dhe hapësira përreth u sekuestruan, duke e kthyer në Degën e Punëve të Brendshme për qytetin e Shkodrës.

Hapësira e kësaj ndërtese është e ndarë në dy kate, por qelitë e katit të parë janë ato ku vuanin dënimin të burgosurit politik. Në mjediset jashtë qelive ndodhet oborri i ajrimit me një derë hekuri që kishte komunikim direkt me zyrat e hetuesisë.

Një tjetër hapësirë e rëndësishme është fondi bibliotekar me vepra të shumta mbi të kaluarën komuniste, dëshmi, dokumenta dhe gazeta me propagandën e kohës.

Ndër personazhet e njohur që kanë kaluar përmes këtyre mjediseve ka qenë edhe At Zef Pllumi, i arrestuar në vitin 1968.

Videon mund ta shikoni KËTU: /ObserverKult


Michalis Ganas
dirk-skiba-fotografie.de

Lexo edhe:

MICHALIS GANAS: ËSHTË E VËSHTIRË TË DUASH, POR LE TË JEM ROB I DASHURISË

Poezi nga Michalis Ganas

Meqënëse jeta jonë duket se po shteron
dita-ditës, nuk do të thotë se
nuk ia vlen.

Sepse të kam dashur dhe të dua ende,
edhe nëse jo si dikur,
nuk do të thotë që dashuria vdiq,
ndoshta u lodh, si çdo gjë që merr frymë.

Meqë po kalon ditë të vështira
përkulur mbi letra dhe gremina
që nuk mbyllen, dhe unë kërcej
netëve së gjati duke gulçuar,
nuk do të thotë se nuk kemi
fat në diell, kemi fatin tonë.

Meqë herë je njeri
e herë zog, sjell
bukë të vogla në shtëpinë
tonë nga mërgimi
dhe fëmijët tanë shpresojnë
për ditë më të mira.

Meqë thua jo, po, e pastaj jo
dhe nuk dorëzohesh, më vjen turp
nga ndoshta dhe mundet e mia

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult