Vendim “i dhimbshëm”, The Rock braktis përfundimisht “Fast&Furious”

Dwayne Johnson i njohur si The Rock, nuk do të aktrojë në dy filmat e fundit të “Fast and Furious”.

“I uroj fatin më të mirë “Fast Furious 10” dhe “Fast Furious 11” dhe pjesës tjetër të filmave ‘Fast & Furious’ që ata do të bëjnë pa mua”, u shpreh aktori, transmeton ‘a2news.com’.

Ylli i Hollivudit debutoi në filmin aksion në vitin 2011, me rolin e Luke Hobbs ndërsa deri më sot ai ka luajtur në tre filma në “Fast and Furious 5”, “Furious 7” dhe “The Fate of The Furious”.

LEXO EDHE: “Fast and Furious 9” na kujton epokën para pandemisë