Vendim Kapaj, artisti që për 50 vite krijoi melodi me fyell, sot pastron mbeturinat e Vlorës

Vendim Kapaj, ‘Mjeshtri i Madh’, instrumentist i shquar në të gjithë Labërinë dhe jo vetëm, për më shumë se 50 viteve është i njohur për aftësinë e tij të veçantë në krijimin e melodive me fyell, por sot duket se gjithë ai mund dhe vlerësim i është lënë në harresë.

Kush do ta mendonte që artisti që mahniti italianët, francezët, në shumë e shumë koncerte do të punësohej nga bashkia për të shërbyer në mbledhjen e mbeturinave të qytetarëve të Vlorës.

Sot Vendim Kapajn, Mjeshtrin e Madh e gjen në Vlorë, jo duke bërë muzikë a kompozuar melodi, por në në konteinerët e mbeturinave duke pastruar, plehrat.

Ai është punësuar nga bashkia, jo në Teatër apo në Pallatin e Kulturës, aty ku duhet të ishte, por u punësuar si punonjës i thjeshtë pastrimi.

Vendim Kapaj e ka nisur punën me fyell pothuajse 50 vite më parë, me grupin e Kërkovës.  Në vitin 2000, në një shfaqje në Butrint të Sarandës, me pjesëmarrje të Silvio Berlusconit, ky i fundit u përkul 3 herë para mjeshtrit Kapaj për ta falënderuar për atë që bëri./shqiptarja.com


Lexo edhe:

VENDIM KAPAJ RRËFEN SI NISI PASIONI PËR FYELLIN: BERLUSCONI M’U PËRKUL TRI HERË PAS KONCERTIT

Me një kostum popullor tipik të zonës së Labërisë “Mjeshtri i madh” i veglave muzikore Vendim Kapaj në një intervistë për Report Tv ka treguar se si ka nisur pasioni i tij për t’i rënë fyellit. Që nga viti 1979 ai thotë se filloi duke e praktikuar instrumentin me dhëmbë, karakteristikë kjo që e bën atë më të veçantë nga artistët e tjerë.

Në fillim kur shkonte me bagëti bënte pipizane dhe krijonte melodi me to. Në 1968 filloi të praktikohej nëpërmjet grupeve, i pari grupi i Kërkovës. E nisi si një pasion në fëmijëri e tanimë bën më shumë se 50 vite që i bie fyellit duke u bërë mjeshtër i madh instrumentist për të gjithë Labërinë. Por gjatë kësaj karrierës së tij ai tregon se ka pasur edhe takime me figura të larta. Në Francë dhe në Itali ka dhënë disa shfaqje.

Koncerti më i veçantë për të ka qenë në vitin 2000 në Itali. Kapaj thotë se ish presidenti Silvio Berlusconi e nderoi dhe u përkul tri herë në gjunjë kur ai përfundoi koncertin…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU