Vendimet e Kongresit të Lushnjës, ku nuk përmendet Tirana si kryeqytet i ri

Nga Kastriot Dervishi

Këto janë vendimet e kongresit të Lushnjës, 21-31 janar 1920, botuar në librin e qarkoreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të atij viti. Siç shihet, as ka qenë në rend të ditës çështja e kryeqytetit.

Këshilli i Naltë u zgjodh me propozim të Iliaz Vrionit dhe Këshilli i Ministrave me propozim të Bektash Cakranit.

Një kopje (e shkruar me dorë, jo fotokopje), e procesverbalit gjendet edhe në fondin personal të Sotir Pecit në AQSh [Arkivi Qëndror i Shtetit]. Procesverbali origjinal i kongresit na mungon.

***

Këto janë vendimet e kongresit të Lushnjës:

1) Rrezimi me zâna të plota pa kundrështim fare, i Qeveris së perkohëshme të Durrësit.

2) Zgjedhja e dërgatës Shqiptare pranë Konferensës së Paqës në Paris, Imzot Bumçi, Mehmed Konitza dhe Z. M. Turtulli.

3) Zgjedhja e Këshilles së Naltë për të përfaqsuar mbëvetësinë e Shtetit Shqiptar deri sa të vinte Mbreti në Thronë të Shqipëris.

Shkëlqesija e tij Aqif Pasha Elbasani, Z. Abdi Bej Toptani, Imzot Bumçi, Doktor Turtulli.

Imzoti dhe Z. Turtulli u lanë me leje te Kongresit të ndodhen në Dërgatën Shqiptare në Paris.

4) Zgjedhja e Kabinetit të Përkohshëm nën Kryesinë e Sulejman Bej Drivinës me zëvendës Z. Eshref Bej Frashërin deri sa të kthehet prej Parisi Z. Sulejman Beu.

Ministri i Punve të Mbrendshme Z. Ahmed Bej Mati. Minisitri i Punve të Jashtme Z. Mehmed Bej Konitza. Ministri i Financave Z. Ndoc Çoba me zëvendes Z. Idhomen Kosturi, Ministri i Drejtësisë Z. Hoxha Kadri me zëvendës Z. Hyssein Bej Vrioni. Ministri i Arsimit Z. Sotir Peci.

5) Formimi i dy Drejtorive të përgjithshme, i Punve Botore Z. Eshref Bej Frasheri, Postave dhe Telegrafave Z. Idhomen Kosturi.

6) Formimi i nji Këshille Kombëtare prej 37 Këshillonjësëve me Kompetensë Parlamentare. Mas vendimit të Kshillës Ministrore të Kabinetit do të mbajnë zyrat e tyne e detyrat gjith nëpunësit e do të vijojnë në punët me ndërgjegje dhe me të gjallë mbas ligjavet të Shtetit Shqiptar, tuke kryer plotësisht detyrat e tyne për Atdhen.

Të lajmëroni Popullin sa ma shpejt e të çoni kopje e shpalljes nëpër katundaritë.

Ministrija e Punve të Mbrendshme (sic.)

ObserverKult


Shazim Mehmeti

Lexo edhe:

SHAZIM MEHMETI: ME ORË E ORË PRES, POR AJO NUK VJEN…

Poezi nga Shazim Mehmeti

Me orë e orë pres, por ajo nuk vjen.
Plas e plas, por nuk m’vijnë as fjalët.
Shpëlarë m’është mendja,
si kjo fletë e bardhë, e paprekur.

Gjë prej gjëje, s’mund të bëj,
në një gjendje mjerimi, si kjo.

Por, sa të vijë ajo,
do ndryshojë gjithçka:
sakaq do bëhem ujk, do ulërij,
do ta ndjek nëpër kthina,
do ta zë ngusht
në një kënd të vogël dhome,
gjak n’lak qafe do t’i pi,
do t’ia ha gjithë shpirtin,
teshat, zemrën, mishin…

Poezinë e plotë mnd ta lexoni KËTU:

ObserverKult