Vendimi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanalogjike, ASA padit qeverinë shqiptare

Akademia e Studimeve Albanologjike ka paditur në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, vendimin e Këshillit të Ministrisë për shkrirjen e ASA

Në kërkesë padinë dërguar Gjykatës thuhet se ASA pretendon se ky vendim është në mungesë totale të konsultimit me institucionin. Ata gjithashtu pretendojnë se ky vendim është antiligjor.

Akademia e Studimeve Albanologjike njofton, se u depozitua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë – Tiranë, kërkesë-padia për hapjen e procesit gjyqësor ndaj Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Objekt i kësaj kërkesë-padie është shfuqizimi i vendimit nr. 338, datë 31.5.2023 të Këshillit të Ministrave “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj” dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit. Më 12 qershor 2023, Senati Akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosi ndjekjen e procesit ligjor kundër aktit të paprecedent për mbylljen e veprimtarisë të një prej institucioneve më të rëndësishme të albanologjisë, arsimit të lartë dhe kulturës shqiptare.

Ky vendim është marrë në kundërshtim të procedurave ligjore dhe nënligjore të parashikuara nga vetë Këshilli i Ministrave dhe nga ana tjetër, në mungesë totale të konsultimit paraprak me institucionin.

Si veprime që bien në kundërshtim me ligjin, kërkohet shfuqizimi i tyre.

Kërkesë-padia mban firmën e kryetarit të Senatit, njëherësh rektor i ASA-s, prof.dr. Luan Përzhita.”- thuhet në kërkesë.

Këshilli i Ministrave, ka vendosur shkrirjen e institutit të Akademisë së Studimeve Albanalogjike dhe transferimin e saj te Akademia e Shkencave. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se një vendim i tillë ishte i domosdoshëm për rritjen e nivelit të kërkimit shkencor, duke theksuar se ASA si institucion nuk ishte i akredituar ndërsa prej 8 vitesh nuk kishte regjistruar asnjë student dhe se kishte shkelje të rënda ligjore./shqiptarja.com

Observerkult


Lexo edhe:

STUDIUESJA NGA AKADEMIA E SLLOVENISË LETËR TË HAPUR NË MBËSHTETJE TË ALBANOLOGJISË: SHPËRBËRJA ME PASOJA TË RËNDA, QEVERIA SHQIPTARE TË TËRHIQET

Kërkuese shkencore prej më shumë se një dekade, studiuesja Natasa Gregoric Bon nga Akademia së Shkencave dhe Arteve në Slloveni ka shpjeguar pse mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike është në dëm të shkencës shqiptare.

Ajo ka nënvizuar punën e jashtëzakonshme që ASA ka bërë gjatë këtyre viteve që ka funksionuar si strukturë e pavarur nga Akademia e Shkencave.

Si thekson përmes bashkëpunimeve me të huajt ‘Albanologjia’ bëri të mundur thellimin e shkencës në Shqipëri dhe njohjen e studimeve shqiptare edhe në botën e huaj akademike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult