Venesa Doçi fiton çmimin për zërin më të mirë të huaj në Turqi

Këngëtarja Venesa Doçi, motra e artistes Aida Doçi, ka fituar çmimin për zërin më të mirë të huaj në Turqi, me këngën “Çok Kötüymüşsün”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja turke në Instagram “Ogrencilere Sorduk Proje”. Venesa ka tashmë dy vite që po punon në realizimin e këngëve të reja në gjuhën turke. Ndërkohë, Aida erdhi me një urim të veçantë për suksesin e motrës së saj.

“Urime dashuri, lutjet e mia për ty po plotësohen, faleminderit Zot”, ka shkruajtur Doçi, në Instagram. Ajo në vitin 2016 në një televizion kosovar ka kënduar këngën “Araman” të këngëtarit Ibrahim Tatlises, transmeton ‘rtv21’.

Interpretimi i kësaj kënge në Youtube ka marrë deri tani 84 milionë e 387 mijë shikime. Gjë që i ndihmoi Venesës të debutoj në tregun muzikor turk.

LEXO EDHE: