Vepra e filantropit të njohur, pse e duan shqiptarët Thoma Turtullin

Dikur të gjithë e njihnin, ndërsa shumë pak veta kanë informacion për të. Thoma Turtulli është një nga filantropet më të shquar që kombi shqiptar ka nxjerrë, duke i dhuruar kështu qytetit të Korçës bibliotekën, liceun, spitalin dhe shkollën teknike.

Të gjesh sot një bust për njeriun mbase që i dhuroi më shumë Korçës, është e pamundur.

Historiani Niko Kotherja tregon se veprimtaria e Turtullit ka qenë e shumëllojtë për kombin shqiptar.

“Thoma Turtulli i përket një familje shumë të rëndësishme e cila ka kontribut të rëndësishëm në pjesën e filantropisë, por edhe lëvizjes kombëtare shqiptare. Kjo familje me orgjinë nga Vithkuqi doli pinjolle që spikatën në shume drejtime midis tyre është Thoma Turtulli, një nga emrat e rëndësishme në qytetin e Korçës por dhe më gjërë. Emri i tij është i skalitur në kronika të rëndësishme të kohës. Në parashtrime që janë bërë nga parlamenti vërehet nga ngushëllimet që familja e tij merr kur ai ndahet nga jeta, heshtja në nderim të figurës së tij në parlament, telegrame nga e gjithë bota e të tjerë,” – tha Kotherja.

Shumë institucione në Korçë janë falë duarve të Thoma Turtullit dhe familjes së tij.

“Falja që ata i bënë Korçës me bibliotekën, spitalin dhe liceun kanë ndodhur në emrin e Thoma Turtullit ndërsa shkolla teknike që sot është godina e spitalit teknik të Korçës, ajo është dhuruar nga Athina Turtulli, nga bashkëshortja e Thoma Turtullit,” – u shpreh Kotherja.

Faji i mungesës së vëmendjes ndaj kësaj figure e marrin institucionet shtetërore.

“Këtu pjesë faji i takon atyre institucioneve që merren me kulturën, që janë administrorë të qytetit për të sjellë në vëmendje figura të ndritura të qytetit të cilat pa diskutim duhet të bëhet burim frymëzimi për brezat e rinj dhe ata që do të vijnë në të ardhmen.

Thirrja e një ndërgjegje qytetare ndaj institucioneve kulturore që e kanë detyrë t’i përkushtohen trashëgimisë, që rrezaton me shumë se vija e verdhë e këtij qyteti, pa respekt e vlerë ndaj këtyre figurave është e pamundur t’i njohim e t’i trashëgojmë vlerat e tyre,” – sqaroi Kotherja.

Në hollin e bibliotekës në Korçë janë vendosur bustet e filantropit Thoma Turtulli e bashkëshortes së tij Athinasë./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH ISHTE THOMA TURTULLI QË I DHUROI KORÇËS BIBLIOTEKËN, KINEMANË, LICEUN DHE SPITALIN

Dikur e njihnin të gjithë. Sot pak njerëz në Korçë e jashtë saj dinë për të. Ai ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi shqiptar. Shembull që duhet ndjekur edhe sot nga kushdo.

Nga Vangjel Simaku

Ishte bamirësi që i dhuroi Korçës, qytetit më të kulturuar të Shqipërisë: bibliotekën, kinemanë. Pastaj liceun, spitalin dhe jetimoren.

Filantropi që shpëtoi nga vdekja e sigurt me dhjetëra njerëz. Por nuk shpëtoi dot vetveten prej saj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult