Vepra të panjohura të Pikasos, të fshehura në Iran

Foto ilustrim

Gjatë viteve 1970, perandoresha e Iranit, nxiti hapjen e një muzeu të artit modern. Në vitin 1979, kur ajo dhe bshkëshorti u arratisën nga vendi për shkak të demonstrative popullore, veprat e artit u fshehën me shpejtësi në bodrumin e muzeut. Kjo ishte një kthesë e trishtueshme  e ngjarjeve për admiruesit e artit.

Koleksioni i tablove, ishte një nga më të mëdhatë të artit të pasluftës nga Perëndimi. Pas heqjes së këtyre pjesëve, galeritë e artit nisën të shfaqnin propagandë revolucionare.

Kohët e fundit, procesi i rinovimit të muzeut, çoi në një zbulim të jashtëzakonshën. Kuratorët njohën dy piktura të piktorit të famshëm spanjoll Pablo Pikaso.

Ndërsa ata po punonin në dhomat e magazinimit në bodrumin e godinës, u shfaqën 10 Pikaso të panjohura. Kjo u pasua nga një skicë e harruar e Marsel Dyshamp, një tjetër zbulim me vlerë.

ObserverKult


Lexo edhe:

PABLO PIKASO, NUK E PËLQENTE MUZIKËN! PSE?

Thoshte se nuk i pëlqente muzika: tri piktura të ekspozuara në Filarmoninë franceze vërtetojnë të kundërtën.

Pikaso nuk i binte ndonjë instrumenti, madje nuk dinte të lexonte as edhe një partiturë… Gjithsesi, këto tri vepra të piktorit kubist, të prezantuara në ekspozitën “Les musiques de Picasso” (“Muzika e Pikasos”) në Filarmoninë e Parisit, kohë më parë, tregojnë qartë ndikimin që ka pasur muzika në jetën dhe punën e tij.

Ishte një nga frazat definitive dhe provokuese, pas së cilës fshihej një sekret: “Nuk e pëlqej muzikën”. Sidoqoftë, gjithë krijimtaria e Pikasos dëshmon të kundërtën. Nëse nuk i pëlqente muzika “e shtresës së lartë”, kishte bërë të tijën atë të të shtresës së ulët, atë akrobatike: muzikën e kafeneve, muzikën e rrugës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult