“Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Peru

Filmi i regjisores, Kaltrina Krasniqi “Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Peru, më datë 12 nëntor.

Java e Filmit “Ulima” është një ngjarje që ofron një hapësirë ​​për të parë. Diskutuar, bërë dhe shpërblyer filma, transmeton ‘gazetaexpress’.

Çka bëhet fjalë në filmin ““Vera Andrron Detin”?

Në film përditshmëria e qetë e Verës ç’rregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj. Që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah. Bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.

Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.


LEXO EDHE: FILMI KOSOVAR “VERA ANDRRON DETIN” FITON ÇMIMIN KRYESOR NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR NË TOKIO

Filmit kosovar “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit  iu dha çmimi kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.

Filmi trajton temën e Verës, jeta e qetë e së cilës prishet nga vetëvrasja e burrit të saj. Ku më pas ndiqet nga kërcënimet e personave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.

Çmimi i Madh i Tokios ka vlerën e 30 mijë dollarëve. Shkruan Screendaily, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, ky film gjatë këtij viti ka qenë pjesë edhe e disa festivaleve të tjera.