“Vera Andrron Detin” do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro

“Vera Andrron Detin” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro.

Filmi “Vera Andrron Detin” i Kaltrina Krasniqit, do të jepet edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Kajro.

Kështu, shënohet një sukses i radhës i filmave vendor, premierat e të cilëve po jepen gjithandej në Festivale Ndërkombëtare.

Festivali i cili shënon 43-vjetorin dhe mbahet nga 26 nëntori deri më 5 dhjetor.

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’, transmeton ‘gazetaexpress’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi. Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

——————————

LEXO EDHE: FILMI KOSOVAR “VERA ANDRRON DETIN” FITON ÇMIMIN KRYESOR NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR NË TOKIO

Filmit kosovar “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit  iu dha çmimi kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.

Filmi trajton temën e Verës, jeta e qetë e së cilës prishet nga vetëvrasja e burrit të saj. Ku më pas ndiqet nga kërcënimet e personave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.

Çmimi i Madh i Tokios ka vlerën e 30 mijë dollarëve, shkruan Screendaily, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, ky film gjatë këtij viti ka qenë pjesë edhe e disa festivaleve të tjera.


LEXO EDHE: “VERA ANDRRON DETIN” E KALTRINA KRASNIQIT FITON ÇMIMIN “AUTORË NËN 40 VJEÇ” PËR REGJINË MË TË MIRË

‘Vera andrron detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha ka fituar çmimin e ri “Autorë nën 40 vjeç” nga “Venezia a Napoli”.

Juria vlerësoi filmin kështu:

“Për mënyrën se si ajo tregon, përmes forcës së grave, marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë, në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Drejtimi tërheq me saktësi dhe koherencë rruga e aspiratave të drejtësisë së një nëne dhe një vajze, duke lënë në fund aftësinë për të parashtruar pyetje dhe sfida për të ardhmen e një shoqërie të tërë dhe identitetit kombëtar “...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU