“Vera Andrron Detin” po shënon sukses pas suksesi.
Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit do të jepet premierë në Gjermani. Në Festivalin ndërkombëtar të Filmit “Mannheim-Heidelberg”.
Ky Festival do shënojë edicionin e 70-të të tij. Pjesëmarrëse në këtë eveniment do të jenë Kaltrina Krasniqi, Doruntina Basha dhe Teuta Ajdini – Jegeni, transmeton ‘express’.
E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje. E cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi. Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.
———————————————-
LEXO EDHE: ‘VERA ANDRRON DETIN’ FITON ÇMIMIN E POST REPUBLIC NË VLERË TË 50 MIJË EURO NË SARAJEVË
Filmi i gjatë artistik ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit, me skenar të Doruntina Bashës, i cili është në fazën e postproduksionit, dhe që që ishte pjesë e programit ‘Work in Progress’. Në kuadër të festivalit fitoi çmimin kryesor në këtë kategori.
Filmi ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave. Që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj të cilën ai e ka mohuar.
Filmi “Vera Andrron Detin” me producent Shkumbin Istrefin, është bashkëprodhim i Puntoria Kreative Isstra (Kosovë). Dream Factory (Maqedoni e Veriut) dhe Papadhimitri Production (Shqipëri) dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovës, Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.
LEXO EDHE: “VERA ANDRRON DETIN” E KALTRINA KRASNIQIT FITON ÇMIMIN “AUTORË NËN 40 VJEÇ” PËR REGJINË MË TË MIRË
‘Vera andrron detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha ka fituar çmimin e ri “Autorë nën 40 vjeç” nga “Venezia a Napoli”.
Juria vlerësoi filmin kështu:
“Për mënyrën se si ajo tregon, përmes forcës së grave, marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë, në një vend në rindërtim. Fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj...
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU