“Vera andrron detin” u shfaq premierë në Festivalin e Venedikut

Filmi “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, shfaqi premierën në Festivalin e Venedikut.

Ky film është në garë për çmimin: filmin më të mirë, regjinë më të mirë, çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, skenarin më të mirë dhe është njëherit edhe filmi i parë nga Kosova që shfaq premierën në festivalin e Venedikut.

Ky film do të shfaqet gjithsej tetë herë në kinematë e ndryshme gjatë kohës që është paraparë të mbahet ky festival.

“Vera andrron detin” është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.

LEXO EDHE: “Vera andrron detin” në Festivalin e Filmit në Venecia, pritet të marrë çmim