Veri apo Jug, ku është mikpritja më e mirë? Përgjigjet eksperti i turizmit

Eksperti i turizmit Eduart Çekoja tha se sa më tepër t’i largohesh nivelit të detit në Shqipëri aq më e madhe është mikpritja. Kjo pasi që sipas tij në qytete e bregdete, marrëdhënia me turistin është më direkte dhe më materialiste.

I ftuar në ‘Summer Cube’ ai tha se me përvojën e tij, ka kritika si për veriun edhe për jugun. Por shtoi se në veri të Shqipërisë mikpritja është më e madhe.

“Ka disa elemente mikpritëse tradicionale që mbeten gjithnjë më të forta në veri të Shqipërisë, është komplet ndryshe mikpritja në jug, ajo është po aq e veçantë, por në forma të tjera.

Mendoj se zonat turistike e kanë humbur ndoshta sensin e mikpritjes, siç mund ta kenë humbur edhe zona turistike në veri të Shqipërisë. Por mendoj se ndarja është se në momentin që ngjitesh mbi nivelin e detit mikpritja është më e mirë dhe më e theksuar.

Kjo sepse në qytete e në bregdet marrëdhënie me turistin është shumë më tepër materialiste”,-tha Eduart Çekoja. /euronews.al

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

SHQIPËRIA “PUSHTON” MEDIAT E HUAJA, SHKRUAJNË PËR PASURITË DHE BUKURITË E SAJ

Shqipëria përditë e më shumë promovohet nga mediat ndërkombëtare si destinacion turistik duke nënvizuar pasuritë natyrore. Por edhe të trashëgimisë kulturore e të agroturizmit.

Këto të fundit janë potencuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila ka veçuar shkrimin e publikuar së fundi nga Stephanie Rafanelli, për një nga faqet prestigjioze turistike ”Condé Nast Traveler”. Kjo me titullin “Në rilindjen e turizmit shqiptar, ushqimi po luan rolin kryesor”.

“Pas cilësimit të verës shqiptare si diamant nga ‘Decanter’, ja ku vjen dhe ‘Condé Naste Traveler’.

Gjë që vlerëson se ushqimi, tradita dhe kulinaria luajnë rol thelbësor në pozicionimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të turizmit”. Kështu ka shkruar ministrja Krifca.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult