“Vetëm dashuria mbetet”, thotë Timo Flloko. Ndiqeni videon!

Regjisorja e njohur Vera Grabocka ka ndarë kohë më parë në profilin e saj në Instagram një video të bashkëshortit, aktorit Timo Flloko, teksa interpreton një poezi dashurie.

timo flloko

Postimi i Vera Grabockës:

“VETËM DASHURIA MBETET! E pyeta Timon, pse e do këtë poezi? Se i kushtohet epërsisë së dashurisë në jetë!
Si, e pyeta? Më tha: “Homeri, ati i letërsisë, e shpie Odiseun ngado, por ai kthehet në Itakë, dashuria e kthen..” se dashuria mbetet..”,

Ju ftojmë ta lexoni dhe po ashtu edhe ta ndiqni interpretimin e poezisë nga Timo Flloko

Kur i hedh një vështrim të shkuarës
Mbi të gjitha mrekullitë e kësaj jete
Përmbi sfidat, rrënjët, ngjitjet lart,
Në thelb, vetëm dashuria mbetet
Mbi hedhjet, fluturim ajrit, rrugëtimeve, zhytjeve thellë detit
Mbi aromat e çdo luleje që deh, mbi gjithçka
Vetëm dashuria mbetet…

ObserverKult

Kliko edhe:

“JEMI TALLUR”, TIMO FLLOKO I KËRKON FALJE PUBLIKUT PËR DISA NGA ROLET NË FILMAT E PERIUDHËS SË KOMUNIZMIT

Timo Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët.

Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare. Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara”, tha ai.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult