Khalil Gibran është poet, piktor dhe filozof libanezo-amerikan. Ai lindi më 6 janar 1883 ndërsa është ndarë nga jeta në vitin 1931.
Gibran mbahet si një nga mendjet më të holla të letërsisë dhe mendimit të shekullit të XX.
Në shqip është përkthyer libri më i suksesshëm i tij “Profeti”, në dy variante, nga dy botues të ndryshëm.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Kahlil Gibran:
Përvoja është jetë me krahë.
Mëshira është vetëm gjysma e drejtësisë.
Njeriu i drejtë është ai që ndihet gjithnjë gjysmë fajtor për fatkeqësitë e secilit.
Guximi, që është shqisa e gjashtë, na lejon të gjejmë rrugën më të shkurtër drejt fitores.
Një rrënjë është një lule që përbuz famën.
Ka mistere në zemër që asnjë hamendje nuk mund t’i zbulojë.
Kush dhuron me gëzim, gëzimin merr si shpërblim.
Njeriu i fortë fal. Falja është privilegji i atij që ka pësuar një padrejtësi.
Kush dëshiron më shumë, jeton më gjatë.
Pafundësia ruan vetëm dashurinë, sepse vetëm dashuria i ngjason.
Dashuria nuk e njeh thellësinë e saj deri në orën e ndarjes.
Përgatiti: A.S.-ObserverKult
————————————————-
Lexo edhe:
MË ZHVESHËN E MË LIDHËN NË LITAR… KËSHTU I FESTOVA KRISHTLINDJET…
Bota kremtonte Krishtlindjet. Ndërsa këtu ishte terr, shi, ftohtë. Mbeta varë, në heshtje të thellë. Një gjysëm ore, ndoshta. A një orë…
Nat’ kshnellash, nga Padër Anton Luli
Isha në burg atë natë, kur mbarë bota e krishtenë përkujtonte lindjen e Jezu Krishtit me një festë shumë prekëse. Shefi i policisë më zvarriti në një nevojtore tanë handrak, në katin sipër.
Aty më urdhnoi me u zhdeshë picak. Mandej lavari nji litar në tra, ma kaloi nën stjetulla e më detyroi me u çue në maje të gishtave. Më lidhi fort. Në mënyrë që trupi të mos mujte me pushue, tue e prekë tokën me kambë. E ngrehi litarin e ndjeva një dhimbje të mprehtë.
M’u duk se m’u thyen tanë eshtënt. Mbeta varë ndërmjet tavanit e dyshemes, të cilën e prekshe sapak vetëm me majet e gishtave të kambëve.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU