Marcello Vincenzo Domenico Mastroianni ishte një nga aktorët më të famshëm italianë jashtë Italisë, në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, sidomos për filmat e interpretuar, së bashku me aktoren Sophia Loren dhe për rolet kryesore në filmat e Federico Fellinit.
Dy kryeveprat e Fellinit: “La dolce vita” dhe “8 javë e gjysëm” do t’i japin Marcello Mastroiannit suksesin ndërkombëtar dhe famën e “Latin lover”.
Në vitin 1961, fimi “Divorzio all’italiana”, një komedi e zezë, mori çmimin për komedinë më të mirë në Festivalin e Kanës dhe fitoi çmimin Oscar për skenarin më të mirë të vitit 1963.
Ai ka fituar shumë çmime si: Bafta, Globin e Artë dhe çmimin Oscar për aktorin më të mirë. Sharmi i tij buronte edhe nga një tipar i veçantë: melankolia e mbuluar me një ndjenjë ndrojtjeje të spikatur.
Pak para vdekjes, ai bëri një vetërrëfim në filmin e tij të fundit, i cili konsiderohet nga shumë kritik si testamenti shpirtëror i Marcello Mastroianni-t./a2news.com
Lexo edhe:
ROBERT NDRENIKA: MË AKUZUAN SE PO TALLESHA ME ENVER HOXHËN…
Robert Ndrenika është një nga 41 personazhet e librit tim “41 Sekrete”. Po e botoj në Facebook për gjithë ata që ndoshta nuk kanë patur mundësi ta blejnë librin.
Robert Ndrenika më çoi një sms. Në whats’up.
More Ben Blushi… A mban mend që kemi parë në Kinostudio variantin e parë të filmit “Nxënësit e klasës sime” (ndërkohe ti do kesh qenë në klasë të shtatë apo të tetë)…? Mund të kemi qenë jo më shumë se 7-8 vetë. Ke qenë ti me prindërit dhe unë me time shoqe… A të ka mbetur ndonjë mbresë? Të përqafoj!
I shkrova që nuk e mbaj mend. Por takohemi që të ma kujtosh, i thashë. Të të bëj dhe një fotografi.
U takuam te Taiwani. Berti donte patjetër nga ana e shatërvanit. Nuk e di pse. Nuk e pyeta…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult