Vetëvritet në moshën 20-vjeçare reperi Lil Loaded

Është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare reperi Lil Loaded. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, i cili theksoi se artisti kishte vrarë veten. Por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është konfirmuar ende nga eksperti mjekësor.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Dashawn Robertson, ishte arrestuar në vitin 2020 për vrasjen me armë zjarri ndaj 18-vjeçarit Khalil Walker. Lil Loaded ishte i njohur për këngën “6locc 6a6ym”, e cila u bë shumë shpejt virale dhe mori mbi 29 milionë shikime në YouTube dhe u vlerësua nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës, transmeton ‘a2news.com’.

Kënga e tij vijuese, Gang Unit, ishte një hit edhe më i madh me mbi 39 milionë shikime në YouTube.

Lil Loaded ka thënë më parë se ai u rrit duke dëgjuar Michael Jackson dhe u frymëzua gjithashtu nga artistë si Lil wayne, Snoop Dogg dhe The Game.

LEXO EDHE: Vdiq aktori dhe regjisori i njohur