Dëgjojeni At Gjergj Fishtën duke i lexuar vetë vargjet e “Lahutës…” (Audio)

Gjergj Fishta, i lindur më 1871, ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publicist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.

Falë një regjistrimi në Youtube, vjen zëri origjinal i Fishtës, duke lexuar vargje nga “Lahuta e Malcis”.

Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit” dhe më 1909, përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”.


Lexo edhe:

GJERGJ FISHTA: LAMTUMIRË

ObserverKult