Shikojeni një video të veçantë të vitit 1995, shihet duke folur Komandanti legjendar, Adem Jashari

Një video e re e heroit kombëtar, Adem Jasharit, është publikuar kohë më parë në media.

Videoja është realizuar në vitin 1995, më saktësisht më 31 dhjetor 1995.

Duke pirë cigare, në odën e tij në Prekaz, Adem Jashari përshëndet miqtë e tij në mërgim, duke ua uruar vitin e ri.

“Të fala i bëj dhe unë, një farë Idriz Krasmirofcit, e kam pas shoq, qato fjalë që mi ka çu mua po dua me ja kthye ndryshe. I kam thënë në Qyqavicë zatetemi, dhe jo atje ku ka thënë ai. Dëshira jem është në Qyqavicë me u taku me të se jo në Shqipëri e Perëndim… atje të fala ka”

Më tutje, heroi i kombit në vitin 1995 kishte thënë që “dëshira ime, është që sa ma shpejt me qenë në Kosovë, shumë era kanë kaluar por lisit rrënjët nuk kanë mundur me ia shkulë”.

Videon e ka sjell Shefqet Llapashtica, në profilin e tij në Facebook.

ObserverKult

Kliko edhe:

PUSHTOI ZEMRAT E SHQIPTARËVE/ HISTORIA INTERESANTE E KËNGËS “MORA FJALË” KUSHTUAR KOMANDANTIT ADEM JASHARI

Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i vishet vargjeve për heroin legjendar, Adem Jashari.

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot. Por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi.

Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit kosovar, Qazim Beka. 

“Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3-vjetorin e rënies së tij”.

Një vit më vonë në një takim me rapsodin Beka në Kosovë, kompozitori Gjoshi ka dëgjuar rastësisht në ambientin ku ishte këngën e tij nga zëri i Shkurte Fejzës.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult