Sot më ke mësue,
se dashnia asht plumb e randë,
ma ke lidhë për fyt,
tue lanë nji fole të vogël për përmasat e mia.
Sot më ke vra deri në amë të shpirtit,
me puthje,
kafshime,
rrokje,
lshime
fjalë butësisht të egra,
andrra me sy hapë…
Tash jam nji marimangë e madhe,
që pickon vedin
e s’gjen qetësi,
eci nëpër plasa muresh të vjetra,
ndërtoj rrjeta qe kputen,
ditët zhduken pa aromë.
Fundja kjo asht jeta,
s’jam ma herët, as vonë,
kurrë në kohë,
kapem mbas hijes tande perfekte,
sa me gjet nji vorr të artë,
që s’asht për t’gjallë,
as për t’vdekun…
Tash jam perbindsh,
më msove me të çdashtë!
ObserverKult