
Akademia e Shkencave e Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e redaksisë qendrore për “Enciklopedinë shqiptare”.
Takimi u drejtua nga kryeredaktori i veprës akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe zëvendëskryeredaktori akad. Mehmet Kraja, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.
Në këtë mbledhje u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me ecurinë e mëtejshme të projektit si udhëzuesi mbi statusin e artikullit përmbledhës e madhësitë e artikujve për personalitetet, për teknikalitetet redaksionale për përgatitjen e artikujve.
Çështja kryesore e këtij takimi është miratimi i madhësive të artikujve, monografike e të mëdhenj duke synuar respektimin e kritereve për personalitetet dhe figurat historike të ndryshme.
Në punimet e ditës së djeshme, u miratuan artikujt monografikë dhe artikujt e mëdhenj me natyrë monografike, si dhe u përcaktuan madhësitë përfundimtare të artikujve të mëdhenj dhe të mesëm për personalitetet dhe figurat historike./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat për Oscar- vjen në Tiranë e Prishtinë






