Vikena Kamenica kërkon skena më të mira për artistët

vikena kamenica

Mexosopranoja Vikena Kamenica, në një bashkëbisedim të kryebashkiakut Erion Veliaj kërkoi skena më të mira për artistët.

“Jam e lumtur që pas 20 vitesh të të thithurit të pluhurit të frikshëm të amortizuar të një teatri.
Kur më kujtohet rrëzimi i Romeos te ‘Romeo e Zhuljeta’, që ngrihej pluhuri nga poshtë… s’ishte papastërti, ishte dru i amortizuar, i shkërmoqur.
Jam në një moshë ku më duhet ta ngre zërin, që fëmija im nuk duhet t’i shohë fare ato gjëra që kam kaluar unë.
Unë dua të shoh që gjërat të ecin përpara.”, tha Vikena Kamenica
Për mua është shumë i rëndësishëm vizioni.
Ju e keni shtruar deri këtu, por unë stekën e kam më lart, dua të shtrohet më mirë, dua më tepër skena,” u shpreh Vikena Kamenica.

ObserverKult

Lexo edhe :

VIKENA KAMENICA RRËFEN KUJTIMET ME KOMPOZITORIN AGIM KRAJKA: KOHËT E FUNDIT…

Miqtë dhe kolegët e Artistit të Popullit ndajnë kujtimet me Agim Krajkën. “Kohët e fundit thoshte çfarë mendonte. Në fakt gjithnjë e shprehte çfarë mendonte por kohët e fundit më shumë, thoshte çfarë ndjente”, thotë Vikena Kamenica.

Këngëtarja tregon çfarë e shqetësonte artistin. ”Mediokritetin e kishte dhimbje. Faktin që të gjithë po quheshin artistë, dhe ata që bëjnë këngë por që nuk janë këngëtarë”.

Për më shumë, lexo KETU