Vikena Kamenica kujton momentin e vështirë: Bebja e syrit nuk më qëndronte drejt…

Vikena Kamenica është një nga sopranot më të mëdha që Shqipëria ka. Ajo prej 23 vitesh ka kontribuar shumë në opera, mirëpo ka pasur dhe momente të vështira.

Njërin prej, artistja e ka ndarë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ku i dashur të luajë rolin kryesor gjatë premierës me 39 temperaturë.

Vikena e kujton këtë çast me shumë nostalgji dhe mënyrën se si ia doli mbanë.

“Mund të them kur ti nuk je mirë fizikisht siç ishte rasti i Carmenit. Unë e kisha realizuar në 2006 dhe e riktheja në 2016, 10 vite më pas.

Edhe në premierën e asaj vepre, unë sëmurem me 39 temperaturën. Edhe ngarkesa emocionale ndikon te gjendja e artistit.

Bie imuniteti nga presioni i madh, gjithë ato vite, unë duhet të isha mbi 10 vjet, duhet të tregoja 10 vjet eksperiencë. Është edhe një presion i pashprehur. Kam parë dhe fotot dhe pjesën e xhirimit, janë nja dy momente që bebja e syrit nuk më qëndronte drejt, më lëvizte.

Tamam ai trupi i lodhur nga temperatura që nuk mbante dot veten në këmbë, por t’i duhet të kërceje.

Është një skenë që në fund ka atë vdekjen fatale dhe atë moment e kam ndjerë tamam, jam liruar që në momentin që ai i fut thikën Carmenit pas shpine, që është vendosja regjisoriale e Gëzim Myshketës.

Ajo ishte tamam që u çlirova, por është një nga çastet jo të lehta që kam kaluar dhe do ta mbaj mend gjatë”, rrëfeu ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

VIKENA KAMENICA KËRKON SKENA MË TË MIRA PËR ARTISTËT

Mexosopranoja Vikena Kamenica, në një bashkëbisedim të kryebashkiakut Erion Veliaj kërkoi skena më të mira për artistët.

“Jam e lumtur që pas 20 vitesh të të thithurit të pluhurit të frikshëm të amortizuar të një teatri.


Kur më kujtohet rrëzimi i Romeos te ‘Romeo e Zhuljeta’, që ngrihej pluhuri nga poshtë. Pra s’ishte papastërti, ishte dru i amortizuar, i shkërmoqur.


Jam në një moshë ku më duhet ta ngre zërin, që fëmija im nuk duhet t’i shohë fare ato gjëra që kam kaluar unë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult