Viktima dhe persekutorë në një ekspozitë. Vaskë Koleci (Korçë 22 tetor 1923-Tiranë 9 maj 2000). Shef Seksioni dhe më pas drejtor i Sigurimit të Shtetit. Ka torturuar deri në vdekje në hetuesi Muzafer Pipën, avokati mbrojtës i organizatës “Bashkimi Shqiptar”. Më 1 nëntor 1948 lirohet nga funksionet politike dhe gjykohet bashkë me eprorin Koçi Xoxe.
Ky është veçse njëri prej emra të përsekutorëve gjatë regjimit komunist që vjen në një ekspozitë krahas atyre që u dënuan me vdekje. Pushkatim a atyre që nuk u dihen ende vendvarrimet.
Ekspozita “Dritë përtej errësirës” është prezantuar në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.
LEXO EDHE: KUSH ËSHTË GRUAJA QË E FUTËN TË ZHVESHUR NË NJË THES ME NJË MACE DHE E GODITËN THESIN ME SHKOP… (VIDEO)
Në panelet e ekspozitës së ndërtuar nga “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, vijnë në emra dhe foto. Kleri katolik, ortodoks dhe mysliman që vuajti persekutimin komunist. Ata që u dënuan dhe u ekzektuan. Këto vijnë bashkë me të dhënat për katër etapat. Në të cilat kleri u persekutua derisa vendi u shpall ateist.
Ajo që e bën ekspozitën të veçantë, tha Jonila Godole drejtuese e IDMC, është se krahas viktimave si priftërinj, hoxhallarë, imamë e deri prelatë të fesë, vijnë edhe imazhet. Imazhet e atyre që qenë përgjegjës për këto persekutime në kohë të ndryshme nga 1944 deri më 1990.
Shkatërrimi i objekteve të kultit
Më tej, Pjerin Mirdita, drejtor i “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës”, prezantoi të gjitha panelet dhe u ndal edhe te shkatërrimi i objekteve të kultit. Ku krahas emrave të klerikëve që humbën jetën, si Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Alfron Tracki, Imzot Vinçenc Prenushi, At Anton Harapi, janë edhe emrat e atyre persekutorëve që morën pjesë në hetimet, gjykimet, torturat e dënimet e tyre.
Zoi Themeli, urdhërues dhe ekzekutues i torturave në hetuesi i kundërshtarëve politikë;
Nesti Kerenxhi (Korçë 5 shtator 1920-Tiranë 29 nëntor 2002) që shquhej si njeriu më i besuar i Koçi Xoxes për ekzekutimin e urdhrave të tij.
Arrestohet më 1950; “Prokurori i popullit” Aranit Çela (Vlorë 1923-2018) që gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në mbi 650 procese politike. Nevzat Haznedari (1915-1984) në vitet 1946-1949 prokuror i Gjykatës së Lartë Ushtarake. Dhe nga viti 1952 deri në vitin 1964 kryehetues i Drejtorisë së 7-të të Sigurimit të Shtetit. Përllogaritet pjesëmarrës në rreth 270 procese kryesore politike. Shumë prej tyre kundër klerikëve si prokuror ushtarak, hetues dhe ekzekutor.
Ekspozita pasqyron luftën që regjimi diktatorial zhvilloi kundër fesë
Hilmi Seiti kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër nga viti 1949 deri në vitin 1960. Përmendet si pjesëmarrës në tortura kundër disa klerikëve veçanërisht Don Ejëll Kovaçit dhe Postulante Marie Tuçi. Shyqyri Çoku (1929-2018) hetues dhe shef i seksionit të hetuesisë në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës në vitet ’60-’80. Ka qenë pjesëmarrës në mbi 90 procese politike. Sidomos në ato kundër klerit dhe përmendet si pjesëmarrës në tortura kundër klerikëve, etj.
Kjo ekspozitë pasqyron luftën që regjimi diktatorial zhvilloi kundër fesë. Strategjinë që ndoqi shteti komunist për asgjësimin e saj. Propagandën brutale, që shoqëroi jetën e shqiptarëve për 47 vite. Por edhe rezistencën e admirueshme të klerit. Dhe besimtarëve në përballjen me terrorin përndjekës shtetëror. Të gjitha këto regjimi komunist i zhvilloi çdo ditë të pushtetit të tij./BW