Viktor Hygo: Fatkeqësitë që sollën lumturi

falim aq sa dashurojme viktor hygo

Nga Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, Zhan Valshani vazhdonte të qëndronte pranë shtratit të Kozetës. Ai priste atje, i heshtur pa bërë asnjë lëvizje dhe e sodiste tek zgjohej.

Ndieu se në shpirtin e tij lëvroi një ndjenjë e panjohur. Nuk e dinte se ç’është dashuria. Kishte mbetur fillikat që në moshën 25-vjeçare. Bëri përpjekje të pafundme për të gjetur të motrën dhe nipërit e tij, por nuk ia doli mbanë, ndaj vendosi t’i harrojë e të vazhdojë jetën e tij.

Kur pa Kozetën, kur e mori dhe e shpuri me vete ndjeu t’i drithërohej zemra e tij e vjetër. lshte rizgjuar ana e mirë e karakterit të tij. Qëndronte pranë shtratit ku flinte vogëlushja dhe dridhej nga gëzimi. Ato rrahje zemre, që filluan të gjallërojnë anën e dashurisë, Zhan Valzhanit i krijonte një ndjesi të ëmbël.

Kaluan ditët e para. Kozeta, edhe ajo githashtu, ndryshoi. E ëma e kishte lënë tek Tenardietë në një moshë të vogël, kështu që nuk e sillte aspak ndërmend. Si gjithë fëmijët e tjerë, edhe ajo ishte përpjekur të donte, por e kishin përbuzur të gjithë. Tenadiertë, fëmijët e tyre, fëmijët e tjerë. Kozeta e kishte dashur shumë qenin, por ai kishte ngordhur. Më pas të gjithë e kishin përçmuar, askush nuk e kishte përfillur. Ndaj edhe, që nga dita e parë kur e takoi, gjithë qenia e saj kishte filluar ta donte atë burrë të moshuar. Nuk i dukej as i vjetër, as i varfër. Ajo ndihej mirë, madje edhe dhoma e saj e varfër dukej e këndshme.

Zhan Valzhani e kishte zgjedhur mirë pozicionin e shtëpisë. Asnjë nuk mund ta gjente atë vend. Dritarja e dhomës që ai kishte zënë me Kozetën ishte me pamje nga shëtitorja. Përpos ishte e vetmja dritare e shtëpisë, asnjë fqinj nuk mund t’i shihte as anash e jo më nga përballë.

Kati përdhes u shërbente disa tregtarëve të zarzavateve dhe frutave. Kati i dytë ishte i mbushur me dhoma të shumta, por edhe në papafingo kishte shumë kthina. Një plakë e moshuar që pastronte dhomën e Zhan Valzhanit banonte aty e vetme. Ajo ia kishte dhënë dhomën me qira atë ditë Krishtlindjesh, kur ai i qe paraqitur për herë të parë. I kishte thënë se i kishin ecur punët keq, se kishte humbur gjithë paratë e tij dhe se do vinte të banonte aty së bashku me mbesën e tij.

ObserverKult

Lexo edhe:

ËSHTË NJË DASHURI E FORTË QË PËRJASHTON ÇDO NDARJE…