Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar vetes të flasë përtej punës, aktrimit, roleve, kinemasë e teatrit.
Ema Andrea e pati pyetur kohë më parë gjatë një spektakli nëse ka diçka nga jeta personale që ne nuk e njohim, siç njohim thellë jetën e tij profesionale.
Një ngacmim i vogël por që çoi në një rrëfim të rrallë të historisë së dhimshme të Viktor Zhustit, i cili tregoi se si në mesin e viteve ’80 takoi për herë të parë nënën e tij që e dinte të vdekur por edhe ajo nga ana tjetër e dinte të vdekur të birin.
Të njohur në Greqi, prindërit e Viktorit u ndanë shpejt dhe pas divorcit gjyqi i la në kujdestari Viktorin e vogël nënës.
Atë e ka rritur familja e xhaxhait
Babai, që duhej të kujdesej për të veç fundjavave, e mori në një prej tyre dhe e solli tek i vëllai në Shqipëri. Siç edhe vetë Viktor Zhusti tregoi, atë e ka rritur familja e xhaxhait meqë s’kishte kush ta bënte tjetër.
“Gjatë një vizite në Greqi, mora vesh se ajo ishte gjallë. E gjeta e takova, qëndrova dy javë me të dhe pastaj leja mbaroi dhe unë duhet të kthehesha sërish në Shqipëri”, pati deklaruar kohë më parë Viktor Zhysti.
Nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë
Nënë e bir u takuan sërish pas kërkesës që Viktori bëri që nëna e tij të lejohej të hynte në Shqipërinë hermetike të viteve ’80. Madje ardhja e saj e një letër e saj drejtuar udhëheqësit u bënë lajm për radio e gazeta ama diçka tjetër ndodhi që as njëri e as tjetri nuk u lejuan të takoheshin më derisa nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë me sy të birin që e la fëmijë dhe e gjeti burrë./Tiranapost.al
—————–
Lexo edhe:
RRËFIMI I TMERRSHËM I NIPIT TË ISH-KRYEMINISTRIT: SI E HODHI BABAI FOSHNJËN E TIJ NGA SHKËMBI ME URDHËR TË MEHMET SHEHUT
ObserverKult