Violeta Dede, largimi misterioz nga jeta dhe shumë pikëpyetje…

Violeta Dede lindi në Shkodër në vitin 1953. Dede ishte aktore e njohur e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit por interpretoi mjaft role edhe në film. Rreth 11 role,  2 prej tyre ishin kryesore.

Ajo zgjodhi që të vazhdonte karrierën e saj në Durrës pas diplomimit, mbase se në Shkodër kishte shume aktorë dhe nuk kishte vend për një vajzë të re dhe të talentuar si Violeta.

Pikëpyetja e madhe – Rolet dhe jeta e saj në Shqipëri dihen. Janë të gjitha të zbardhura dhe filmat e Violetës duhen shumë.

Por pikëpyetja e madhe qëndron në  largimin e saj nga kjo botë dhe emigrimin në SHBA.

Mbas viteve ’90 ajo largohet në SHBA dhe humbi jetën në rrethana misterioze.

Dede qëndroi një kohë të gjatë në koma, por më tej nuk ka pati më asnjë informacion në lidhje me të.

Nuk ka një arsye të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk ka një datë të mirëfilltë se kur mbylli sytë përgjithmonë.

Violeta Dede u la në harresë, ashtu si largimi i saj nga kjo botë. E turpshme për shtetin shqiptar që nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për të sqaruar diçka të tillë./ vjosa.net

ObserverKult  


Lexo edhe:

“ERDHI NË DITËLINDJEN TIME”, AKTORJA E NJOHUR KUJTON TAKIMIN E FUNDIT ME MIRUSH KABASHIN

Aktorja e njohur Aishe Stari ka kujtuar takimin e saj të fundit me Mirush Kabashin, i cili u nda sot nga jeta. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Vila 24’ në News24 tha se për herë të fundit ishin takuar në ditëlindjen e saj, ndërsa takoheshin çdo javë në Durrës.

“Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse një herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishim ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult