
Një violinë e realizuar nga mjeshtri italian Antonio Stradivari mund të arrijë nga 12 deri në 18 milionë dollarë kur të dalë në ankandit Sotheby’s në New York.
Violina “Joachim-Ma” daton në periudhën e artë të Stradivarit. Është bërë nga mjeshtri në vitin 1714, kur ai ishte rreth 70 vjeç.
“Dikush do të mendonte se ishte goxha i moshuar për të realizuar një instrument të tillë,” tha Mari-Claudia Jimenez, kryetare dhe presidente e Sotheby’s.
“Ai e kishte përvetësuar vërtetë zanatin, kishte ndryshuar formën e violinës dhe kishte arritur në pikën ku kishte perfeksionuar saktësisht se si të krijonte tingullin më të mirë të mundshëm. Prandaj, këto janë violinat më të çmuara të Stradivarit”, tha Claudia Jimenez.
Violinat e Stradivarit, të cilat mund të shiten për miliona dollarë, janë të njohura në mbarë botën.
“Lady Blunt” e Stradivarit i vitit 1721 u shit për një rekord prej 15.9 milionë dollarë në 2011.
Instrumentin e zotëronte violinisti i shekullit të 19-të Joseph Joachim. Ankandi do të mbahet më 7 shkurt gjatë Javës së Masters Sotheby’s.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBIN KURTI: OBJEKTI I TEATRIT, OPERËS DHE BALETIT DO T’IA OFROJË PRISHTINËS NJË IKONË TË MUNGUAR