“VIP”-at injorantë të Big Brotherit tallen dhe meken me shkencëtaren e parë grua që sfidoi regjimin komunist

Të jesh “VIP, të paktën në Shqipëri, jo domosdoshmërisht duhet të kesh ndonjë nivel intelekti mbi mesatar.

Përkundrazi, sa më pak të dish, aq më i famshëm je.

Së fundmi, në atë që quhet shtëpia e “VIP”-ve, konkurrentët janë pyetur se kush janë Sabiha Kasimati, Gjergj Fishta, Musine Kokalari apo Fatos Kongoli.

Dhe normalisht, nuk është se ishin të qartë se kush ishin këta personazhe “anonimë”.

“Katër djem rresht nuk dinë kush është Sabiha Kasimati. Deri këtu, dorëzohemi se ndodh të mos kesh njohuri.

Ama e gëlltitën mungesën e informacionit dhe qëndruan të denjë duke pasuar radhën. Por t’i vijë radha Efit dhe duke qenë grua nuk e kuptoj sesi kurrë nuk ka ndjerë të kërkojë e lexojë për figura gra frymëzuese siç mund ta kemi bërë shumë nga ne në jetën tonë. Për burim frymëzimi e krenarie më së shumti.

As kjo nuk ndodh. Por të tallësh *ythën duke u mekur me shkencëtaren e parë grua shqiptare e cila ka pësuar një fund të tmerrshëm nga regjimi komunist deri në tortura çrenjëzore që prej kohësh kanë dalë në dritë. Është turp më së pakti, por në të vërtëtë një skandal i madh”, shkruan Neda Balluku, një tjetër ish-bigbrothërse, por më e lexuar nga ata që janë aty brenda./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE FITUESI I BIG BROTHER JU INTERESON SHQIPTARËVE MË SHUMË SE KUSH FITON BASHKITË?

Nga Kreshnik Spahiu

Dje rrugët e Shqipërisë ishin bosh….

Qetësia dhe mungesa e njerëzve nëpër rrugë të kthenin në retrospektivën e Pandemisë dhe gjendjes jashtëzakonshme.

Pak makina, pak njerëz. Qyteti ngjante i vdekur, por gjallëronte brenda çdo shtëpie.

Dje ishte e shtunë dhe të gjithë ishin ngulur para ekranit të televizorit për të parë kush do eliminohej nga Big Brother.

Në çdo kafene apo restorant gjatë javës debatohet mbi Oltën dhe Luizin.

Luizi një burrë tipik shkodran me humor ka fituar zemrat e miliona shqiptareve në një realitet televiziv.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult