Virgjil Muçi dhe Rudolf Marku: Shkrimtarët e mirë nuk përdorin rrjete sociale

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë duket se e ka zbehur vendin që zënë librat tek qytetarët, edhe pse libri mbetet i pazëvendësueshëm.

Nga ana tjetër, rrjetet sociale i kanë larguar edhe më shumë të rinjtë nga libri, saqë një raport i INSTAT thonte se në 2017, rreth 1 milion shqiptarë nuk kishin lexuar asnjë libër.

Në emisionin Politiko në Top News ishte një mbrëmje shkrimtarësh, ku ishin të ftuar Virgjil Muçi dhe Rudolf Marku.

Shkrimtari Rudolf Marku u shpreh se letërsia nuk është për miliona njerëz, pasi poezia është për elitat.

Duke folur për rolin e rrjeteve sociale në ‘thithjen’ e audiencës, Marku tha se duhet të shkojë lexuesi tek autori, jo autori tek lexuesi.

“Letërsia nuk është për miliona njerëz. Poezia është për elitat. Shkon lexuesi tek autori. Nuk shkon autori tek lexuesi. Teknologjia duket sikur autori i lutet lexuesit vulgar”

Ndërsa shkrimtari Virgjil Muçi tha se shkrimtarët e mirë nuk kanë nevojë të përdorin rrjete sociale.

“Shkrimtarët e mirë nuk përdorin rrjete sociale. Këto nevojiten për politikanët. Shkrimtari nuk i ka mjetë të domosdoshme rrjetet sociale”, tha Muçi.

Marku bëri edhe një krahasim mes shkrimtarëve profesionistë dhe të rinj.

“Shkrimtarët e rinj sot sapo publikojnë një libër japin 20 intervista për gazetarët”, tha Rudolf Marku./gazeta shqip