Visar Zhiti e fitoi çmimin ndërkombëtar “Camaiore – Francescco Belluomini”

Është i njohur çmimi letrar ndërkombëtar, që jepet në Itali, “Camaiore – Francescco Belluomini”, atë e kanë fituar ndër vite për poezinë dhe poetë si Papa Gjon Pali II, Jevtushenko, Anna Blandiana, nobelisti Hini, etj, dhe për vitin 2024 iu dha Visar Zhitit për librin me poezi “Strade che scorrono dalle mie mani” – “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, përkthyer në italisht nga Profesor Elio Miracco.

Juria italiane, e kryesuar nga Michele Brancale, e përbërë nga poetë, studiues dhe kritikë letrarë, Cinzia Demi, Simone Gambacorta, Federico Migliorati, Renato Minore, Ottavio Rossani e Luigia Sorrentino, mes përzgjedhjes së 150 librave me poezi të botuara së fundmi, seleksionoi 25 prej tyre, pastaj nxori 7 poetë kandidatë nga bota për çmimin:

  • Joao Luis Barreto Guimaraes, “Movimento” (Edizioni Kolibris) – Portugalia
  • Andrea Cote, “La rovina che nomino” (Edizioni Fili d’Aquilone) – Kolumbia
  • Edmond Neagoe, “Una visione dell’apocalisse” (Terra d’Ulivi Edizioni) – Rumania
  • Martin Rueff, “Icaro grida in un cielo di creta” (Samuele Editore) – Franca
  • Zoe Valdés, “Anatomia dello sguardo” (Edizioni Il Foglio) – Kuba
  • Sarah Zahid, “Non scordiamoci mai quanto può essere bello vivere” (Edizioni Kolibris) – Norvegjia
  • Visar Zhiti, “Strade che scorrono dalle mie mani” (Puntoacapo Editrice) – Shqipëria

Pastaj në votimin e fundit u zgjodh Visar Zhiti. Lajmin e dhanë juria e çmimit, vetë Komuna Camaiore, mediat, gazetat vendase dhe më e madhja “Corriere della sera”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet gjatë një mbrëmje në këtë shtator.

ObserverKult


Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA VISAR ZHITI