Visar Zhiti: Ku nuk kanë shkuar ëndrrat e mia?

Nga: Visar Zhiti

Jam i detyruar të përsëris që edhe vetë jeta në vetvete si fëmijëria është e bukur, e shtrenjtë. Por mua shumë shpejt më bënë të qartë se nuk isha në kohën time e nuk më takonin shumë e shumë gjëra.

Liri më pak nga të gjithë. Gëzimet, dashuria, poezia, etj., varen shumë nga liria. Ata që thonë të kundërtën, mashtrojnë ose duan të mbulojnë mëkatet e jetës së tyre.

Teksa do të më gëzonte botimi i parë i një vjershe, do të më dëshpëronte thellë dënimi me burg për to. Edhe ëndrrat dënohen, por ato arratisen më lehtë se ne. Madje janë dhe pas nesh.

E ku nuk kanë shkuar ëndrrat e mia? Tashmë ne banonim në Lushnjë familjarisht, kryeqyteti i dhimbjes, e quaj unë sipas një poeti, se aty ishin dhe të internuarit, aty përreth ishin artistë, piktorë, muzikantë, shkrimtarë, të ndaluar ishin të tillë.

Njohja me të tillë ishte episod i bukur dhe i rrezikshëm. Të tilla i kam pasur bukuritë unë, të dënueshme.

*Titulli i origjinalit: “Ëndrrat e dënuara të arratisen më lehtë”

————————–

Lexo edhe:

VISAR ZHITI: MË REVOLTON KUR NUK REVOLTOHEMI, MË TMERRON KUR NUK TMERROHEMI… 

Flasim përhanshëm” me shkrimtarin Visar Zhiti.

Nga: Xhemazije Rizvani

– Ç’lloj i përndjekjes është më i tmerrshëm?

Mbase të gjitha përndjekjet janë lloje të së tmerrshmes. Sot them se përndjekja më e tmerrshme është kur nuk të duan. Edhe kur nuk do/ nuk dashuron më asgjë, një farë mënyre ke ushtruar një lloj përndjekje. Dhe kjo të çon në tmerrin e moskuptimit, ku urrejtja, duke u bërë kolektive, shndërrohet në luftë.

– Çka nuk dinë ata që të mbajtën prapa grilave për poezinë?

Nuk dinin që prapa grilave ishin njerëz dhe ata vetë harronin që të dinin të ishin njerëz.

Foljet nga ana gramatikore i vura në kohën e shkuar, sepse pata frikë t’i vendos në kohën e tanishme sikurse janë në pyetje. Por më vjen keq, kur e dimë që është dhe ashtu siç thoni ju. Duhet të kenë kuptuar shumë dhe duhet të jenë penduar në njëfarë mënyre…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU