Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…

edhe ëndrrat lodhen poezi nga visar zhiti
Visar Zhiti

ME FUSTANELLAT E BARDHA FAIK KONICA DHE IM ATË, SIÇ E MBANTE DHE NAIMI, SI NË ËNDËRR…

Nga Visar Zhiti

Kur vjen 15 Marsi… diku-diku vendeve këtej në SHBA ka ende pllanga borë si ajo, bardhësia e fustanellave tona… dhe pastaj si asosacion idesh më kujtojnë Faik Konicën, të veshur me to, po edhe tim atë, edhe ai po ashtu, me fustanellë të bardhë…

Po dhe Naimi ynë vishte një të atillë… si në një ëndërr…

15 Marsi është dita kur lindi Faik Konica, aty nga mesi i gjysmës së dytë të shekullit XIX, e “enciklopedisë lëvizëse” siç e quajti miku i tij, poeti i madh Apollinaire. Në SHBA Konica bashkë me Imzot Fan Nolin, (edhe ai kishte lindur në mars, në 13…), do të udhëhiqnin mërgatën shqiptare duke u bërë themeltarët emblematikë e të pa arritshëm të “Vatrës”patriotike dhe “Diellit” të saj kulturor…

Po në këtë datë, në 15 mars, tej mesit të gjysmës së dytë të shekullit, atij të XX, shkoi në qiell një aktor në një provincê, dhe dramaturg që fati e kishte penguar të arrinte edhe më, gjithashtu konician, im atë, Hekurani…

Sot më shfaqen bashkë… i bashkon dhe pasioni për fustanellën e shkëlqyer ilire.

Shqiptarët e patën të parët në Ballkan këtë veshje, që më pas u përhap dhe ndër popuj të tjerë. Po më e bukura ndërkaq mbetet ndër ne, e thonë dhe antropologë të huaj.

Faik Konica me fustanellë të bardhë si Naimi, por si trillan që ishte, do të endej dhe rrugëve të Washingtonit, ku do të ishte dhe ministër fuqiplotë në ambasadën e Shqipërisë dhe do t’i magjepste amerikanët. Si ata dhe im atë…

Palët e fustanellave të prindërve tanë janë si fletët e tufanta të ditarit të historisë, që sikur përndrisin argjendshëm dhe në kujtesë ashtu si te bora dimërore, që ndodh të zbardhëllejë dhe në mars…

Naim Frashëri me fustanellë
Faik Konica me fustanellë
Hekuran Zhiti me fustanellë

ObserverKult  


Visar ZHITI

Lexo edhe:

VISAR ZHITI TREGON SI ZGJIDHESHIN POETËT QË DËNONTE DIKTATURA: VAZHDON ENDE REVANSHI…

Shkrimtari dhe poeti i njohur, Visar Zhiti, ka treguar sesi zgjidheshin poetët që dënonte diktatura. Në një letër përgjigje për dy bashkëqytetarët e tij, ai thotë se nuk është dënuar nga shokët. Por ai ka treguar se u dënua për poezitë që ai bënte nga shokët e partisë-shtet të diktaturës komuniste.

Sipas tij, vazhdon ende revanshi kundër “poezisë së burgjeve”, por në mënyrë të ndryshme.

“Poezia ishte dënimi im dhe mbrojtja ime, qëndresa ime dhe hakmarrja ime. Dhe vazhdon ende revanshi kundër “poezisë së burgjeve” me shumë mënyra. Pra, harresë, dredhi, shtrembërime të të vërtetave, duke lartësuar vetet e dikurshme kot, me tekste e media, etj, etj. Por ne vazhduam të bëjmë poezinë e lirisë. Rëndësi ka jeta në poezi”, shprehet Zhiti.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult