Visar Zhiti: Regjimi më dënoi për poezi, Spaçi ishte një ‘kamp i dënuar’, revolta solli lirinë për 3 ditë

Në një intervistë me “Ora e Betit” shkrimtari Visar Zhiti tregoi përjetimet e tij në burg, pasi u dërgua pas hekurave nga regjimi komunist.

Ai tha se kur e dërguan në burgun e Spaçit revolta dhe pushkatimi ishte bërë dhe se gjaku ndjehej në biseda dhe në copën e bukës.

Visar Zhiti: Kur më dërguan në Spaç revolta dhe pushkatimi ishte bërë. Gjaku ndjehej në biseda dhe në copën e bukës.

Mendoni një të ri që dënohet për poezi, ku edhe burgu ishte i dënuar. Absurdi ia kalonte edhe fantazisë kafkiane, edhe Oruellit me 1984.

Të jesh i dënuar në një kamp të dënuar, ky mënxyra ndjehej në çdo hap, pra kishte ndodhur një revoltë dhe një habi në një vend totalitar, edhe pse e di që nuk ka pasur revoltë në gjithë perandorinë komuniste të të burgosurve.

Çudia më e madhe është se ngrihet flamuri kombëtar pa yll. Ku u gjet flamuri në një burg që kishte vetëm lopata, bajoneta dhe tela me gjemba.

U gris një këmishë dhe u lye me gjak e u bë ngjyra e kuqe, një piktor bëri shqiponjën. Burgu i unifikonte njerëzit me veshjet dhe rrobat e tyre.

U thirr për një Shqipëri evropiane. Ishte një revoltë politikë që i parapriu lëvizja për një vend demokratik dhe evropian. Revolta solli liri për 3 ditë, që u fitua me gjak./oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

VISAR ZHITI TREGON SI ZGJIDHESHIN POETËT QË DËNONTE DIKTATURA: VAZHDON ENDE REVANSHI…

Shkrimtari dhe poeti i njohur, Visar Zhiti, ka treguar sesi zgjidheshin poetët që dënonte diktatura. Në një letër përgjigje për dy bashkëqytetarët e tij, ai thotë se nuk është dënuar nga shokët, por u dënua për poezitë që ai bënte nga shokët e partisë-shtet të diktaturës komuniste.

Sipas tij, vazhdon ende revanshi kundër “poezisë së burgjeve”, por në mënyrë të ndryshme.

“Poezia ishte dënimi im dhe mbrojtja ime, qëndresa ime dhe hakmarrja ime. Dhe vazhdon ende revanshi kundër “poezisë së burgjeve” me shumë mënyra, harresë, dredhi, shtrembërime të të vërtetave, duke lartësuar vetet e dikurshme kot, me tekste e media, etj, etj. Por ne vazhduam të bëjmë poezinë e lirisë. Rëndësi ka jeta në poezi”, shprehet Zhiti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult