Viti i Ri në Shqipërinë e pavarur, kartolina e Mid’hat Frashërit

Mid'hat Frashëri

Mid’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo ishte botues i “Kalenadri Kombiar” që nis në vitet 1897-1928. Ishte një ndër themeluesit e medias shqiptare, botues i disa gazetave, shkrimtar, politikan e diplomat shqiptar, nënshkrues i deklaratës së pavarësisë në vitin 1912. Më herët kishte qënë bashkëdrejtues i Kongresit të Manastirit me Atë Gjergj Fishtën.

Kontributi i Mid’hat Frashërit është ndër më të rëndësishmit në përhapjen e dijes në Shqipërinë e gjysmës së parë të shekullit të shkuar. “Kalendari Kombiar” i motit 1913, nis me kartolinën për Shqipërinë që kishte vetëm dy muaj e pavarur, pas 500 vitesh pushtimi otoman. I gjithë materiali i këtij numri i kushtohet ngjarjes më të rëndëishme, të 28 nëntorit 1912, shpallja e pavarësisë s Shqipërisë.

Tema sjell kartolinën e numrit të parë të “Kalendarit Kombiar,” në janar 1913 që nis me urimin për vitin e ri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Moti i ri 1913

Me zë të zemrës së nxehtë
I lutem Zotit të Gjithësisë
Për motin e nënqint e trembëshjetë
Të jetë prurës i lumturisë

Të jetë prurës i gëzimit
Të derdhë qetësinë si ilaç
Të hapë portën e mësimit
Në tërë kombin shqipëtar

Të jetë përmbushës i dëshirës
Që ushqen në zemër çdo njeri
I lumturisë dhe i ëmbëslisë
Lutem të jetë moti i ri

Ashtu o Zot lutemi të jetë
Bëfhs e u bëftë siç dëshiron
Megjith zemër shqiptar i vërtetë
Bëfsh e arrifsh tek shpreson. /gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

MID’HAT FRASHËRI: CILI DUHET TË JETË IDEALI YNË?