“Vizatoj historinë nga shtëpia” dhe “Krijo skulpturën tënde”

Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i rëndësishëm i memories kombëtare në Shqipëri, në këto ditë karantine për shkak të virusit Covid-19, ka organizuar në versionin online një sërë programesh edukative, të cilat përmbushin misionin e tij. Një nga këto programe është projekti “Vizatoj historinë nga shtëpia”.

Muzeu Historik Kombëtar fton të gjithë fëmijët, që kanë talent të vizatojnë, që nëpërmjet turit virtual në 3D të Muzeut Historik Kombëtar fillimisht të njihen me objektet e ekspozuara në pavijonet e muzeut.
Pasi të kenë përzgjedhur një prej objekteve muzealë, duhet ta vizatojnë atë me laps. Me punimet që do të paraqiten, Muzeu Historik Kombëtar do të hapë një ekspozitë kur i gjithë rreziku i përhapjes së virusit Covid-19 të ketë përfunduar.
“Gjithashtu në faqen e Muzeut Historik Kombëtar në Facebook kemi paraqitur disa skica, të cilat mund të shkarkohen dhe mbi to fëmijët mund të vizatojnë me ngjyra objektin sipas origjinalit që është në foto. Me anën e projektit “Krijo skulpturën tënde”, Muzeu Historik Kombëtar ju fton të argëtoheni, duke realizuar skulpturën tuaj me plastelinë. Fëmijët që kanë talent për sculpture, duke ndjekur udhëzimet tona në faqen e Facebookut mund të realizojnë me plastelinë objektin që ju pëlqen. Fotot e punimeve tuaja të dërgohen në adresën e e-mailit muzeuhistorikkombetar@yahoo.com“, thuhet në njoftim./ ObserverKult