Në Shqipëri do të vjen historiani i njohur, Oliver Schmitt, i cili do të flet për komunizmin shqiptar.
Këtë vit bëhen 3 dekada që nga rrëzimi i statujës së diktatorit Enver Hoxha.
Kjo ngjarje shërben si pikë fillese, për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar në shoqërinë shqiptare?
“Ditët e Kujtesës” e çelin siparin e aktiviteteve, me forumin online: “30 VJET MË PAS, SA E NJOHIM KOMUNIZMIN?”.
Folësi kryesor do të jetë historiani Prof. Dr. Oliver Schmitt i cili do të referojë me temën “Komunizmi në Shqipëri- perspektiva krahasuese”.
Lexo edhe : “Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin
Përgjatë javës së kujtesës do të vijnë aktivitete me qëllim forcimin e dialogut mbi të shkuarën dhe njohjen më të mirë të regjimit komunist.
Një studim mbi filmat e prodhuar para 1990-ës, nëse janë do të prezantohet gjatë këtyre ditëve ndjekur nga një tryezë diskutimi me temë “Kinostudio – Propagandë apo Trashëgimi Kombëtare”.
Pas prezantimit, mbi filmat e prodhuar gjatë diktaturës, do të mbahet një diskutim ku marrin pjesë./BW