Ermal Meta ka ndarë me ndjekësit për herë të parë një foto të kopertinës së romanit të tij të parë “Domani e per sempre” (Nesër e përgjithmonë) i cili do jetë nga 19 maj në librari për të gjithë lexuesit.
“Më në fund në duart e mia. Mezi pres që ta keni edhe ju. Urra! Jam shumë i lumtur”, shkruan Ermal Meta.
Librit i janë shitur të drejtat për t’u kthyer në prodhim kinematografik. Ato janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti Palomar për të realizuar një serial televiziv, transmeton ‘shqiptarja.com’.
Personazhet e romanit vendosen në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, SHBA dhe Shqipëri.
Ende pa dalë në qarkullim libri ka ngjallur shumë interes nga botuesit kryesorë anglezë dhe gjermanë.
Lexo edhe:
ERMAL META DEBUTON NË LETËRSI, PUBLIKON ROMANIN E PARË “DOMANI E PER SEMPRE“
Një nga artistët më të vlerësuar të momentit të Itali, i njohur ndërkombëtarisht me muzikën e tij, fitues i festivalit të Sanremos e përfaqësues i Italisë (në duet me Fabrizio Moro). Autor i dhjetra kompozimeve hite në muzikën italiane, Ermal Meta, ka zgjedhur një tjetër formë artistike për t’u rrëfyer, romanin.
“Domani e per sempre“ (Nesër e përgjithmonë) është titulli i librit debutues të kantautorit Ermal Meta. I cili do të jetë në shitje në librari dhe ebook duke filluar nga data 19 maj.
Të drejtat e filmit tashmë janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar për të realizuar një serial televiziv i cili u shpreh: “Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”.
Ndrësa Elisabetta Sgarbi, drejtore e përgjithshme e “La nave di Teseo” shtëpisë që e ka botuar romanin, rrëfen momentin e parë që i propozoi Ermal Metës të shkruante një libër…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU