Vjen njoftimi nga MKRS: Autostrada Biennale 4 është e hapur

Autostrada Biennale 4 është tashmë e hapur në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë dhe do të mund ta vizitoni deri më 9 shtator, çdo ditë duke filluar nga e marta deri të dielën nga ora 12:00 deri në 18:00. Edicioni Austrada Biennale 4 është financuar nga Ministria e Kulturës.  

Kjo e fundit, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se për informata më të hollësishme vizitorët mund të vizitojnë Autostradën Hangar, ku aty mund të pajisen me hartë, libër dhe mund të rezervojnë ture të udhëhequra nga Autostrada Biennale.

Për të gjithë ata që e vizitojnë këtë ekspozitë hyrja do të jetë falas.

Ndryshe, Autostrada Biennale është themeluar nga dy artistë dhe një pedagog në vitin 2014.

Si i vetmi institucion i artit bashkëkohor në Prizren, Kosovë, funksionon me dy shpejtësi: njëra është ekspozitë fizike që zhvillohet në hapësirë ​​publike çdo dy vjet, derisa e dyta është një ekspozitë e gjatë, qendër edukative afatshkurtër në ish-kampin e KFOR-it, ku procesi i përgatitjes së ekspozitës është i hapur për publikun, duke e bërë krijimin e veprave artistike një formë të të mësuarit dhe të menduarit kritik.

ObserverKult


Lexo edhe:

AUTOSTRADA BIENNALE DO TË MBAHET NË VERËN E VITIT 2021

Autostrada Biennale nuk do të shtyhet por do të mbahet gjatë verës së vitit 2021, bëjnë të ditur organizatorët përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Për më tepër, bienalja do të trajtojë drejtpërdrejtë atë se sa na ka bërë pandemia të mendojmë për qytetet tona. Hapësirat përreth nesh, çkafit do të mund t’i rikthehemi, çfarë mund të lëmë pas. Dhe sa i nevojshëm është arti në kohë pasigurie. Kështu thuhet në njoftimin e Austrada Biennale.

Tutje Autostrada Biennale ka konfirmuar se kush janë kuratoret edicionit të tretë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult