Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar lidhur me një peticion të ngritur sëfundmi në rrjetet sociale nga një grupim intelektualësh, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi po merr peshë në publik, edhe përmes mediave, hapësira që po zënë njerëz të cilët nuk përfaqësojnë atë që është realisht shkencore.
Ata i konsiderojnë këtë persona sharlatanë, që sipas tyre po krijojnë keqkuptime për gjuhën shqipe dhe për historinë, si dhe kërkojnë reagim publik e institucional.
Ata thanë se ky peticion i drejtohet mediave dhe AMA-s. Por në një komunikim që ka pasur emisioni “Review” në Euronews Albania me AMA-n, ata kanë thënë se nuk kanë asnjë dokument mbi të cilin duhet të uleshin minimalisht ta lexonin dhe të vendosnin nëse duhet të nisnin punën.
Kujtojmë se ky peticion është komentuar shumë, pozitivisht e negativisht nga opinioni publik në vend.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FAN NOLI: MARSHI I BARABAIT
Marshi i Barabait, poezi nga Fan Noli
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
O stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
O kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult