Akademia e Filmit Oscars “dënon” shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock dhe thotë se ka nisur shqyrtimin zyrtar të incidentit, sipas BBC.
Burime për New York Post treguan se pas këtij veprimi Will Smith mund të humbasë çmimin e tij, pasi u shpall aktori më i mirë, transmeton ‘tirananews.al”.
“Ishte një sulm dhune. Të gjithë ishim në shok dhe u krijua një situatë e parehatshme. Unë mendoj se Will nuk do që të kthej çmimin mbrapsht. Por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, tha një burim për The Post.
Ndërkohë Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit reagoi me një deklaratë zyrtare ku ndër të tjera thuhet se: “Akademia nuk e pranon dhunën në asnjë formë…”
Lexo edhe:
FILMI “ZGJOI” NUK NOMINOHET PËR “OSCAR”
Filmi nga Kosova, “Zgjoi (Hive)” e ka humbur mundësinë për t’u nominuar në ndarjen e çmimeve “Oscars 2022”.
“Zgjoi” i regjisores, Blerta Basholli i nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, nuk ka arritur të nominohet në mesin e pesë filmave të huaj.
Filmi, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, që përshkruan historinë e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe. Ishte në listën e ngushtë të pretendetëve për t’u nominuar.
Ceremonia e 94-të e çmimeve Oscars do të zhvillohet në Teatrin Dolby të Los Angeles më 27 mars. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC dhe do të jetë e disponueshme për t’u parë në më shumë se 200 territore në mbarë botën…
LEXO EDHE:
NGA DATA E DERI TEK NOMINIMET, ÇFARË DIHET DERI MË TANI PËR OSCARS 2022
ObserverKult