Vjenë: Promovime librash dhe orë poetike në shënim të Festës së Flamurit

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” organizon një manifestim kulturor në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Shqipërisë.
Organizatorët kanë paraparë që Festën e Flamurit në mesin e bashkatdhetarëve ta festojnë me një program të pasur artistik, me fokus në lexime poetike dhe promovime librash.

Me pjesëmarrje të autorëve do të promovohen:
Romani ‘‘Bazilika e Gjergj Kastriotit’’ i Gjergj Jozef Kolës,
Libri për fëmijë ‘‘Albani nuk flet shqip’’ i Angjelina Markut,
Libri me poezi ‘‘E gjithkohshmja Andërr’’ i Donika Dabishevcit dhe
Libri me poezi ‘‘Gjarpëri i fqinjit” i Alketa Gashi-Fazliut.

Po ashtu lexuesit dhe dashamirësit e fjalës së shkruar do të kenë rastin të dëgjojnë poezi të interpretuara nga autorët si: Violeta Allmuça, Kimete Krasniqi – Prebreza, Zaim Toska, Gabriela Mujaj dhe Kimete Ternava.

Për pjesën muzikore do të kujdesen Blerta Ismajli dhe në piano Vlora Januzi.

Manifestimi mbahet më datë 29 nëntor, duke filluar nga ora 18:00 në Musikquartier, Mariahilfer Straße 51, 1060 Wien, Salla ‘‘FEURICH Performing Stage’’, kati I .

ObserverKult