“Vjeshta Letrare e Gjilanit”, të shtunën do të flitet për krijimtarinë e Nasi Lerës

Aktiviteti i radhës në manifestimin letrar “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, manifestim ky që sivjet po mbahet për të 14 herë, do t’i kushtohet shkrimtarit Nasi Lerës, i cili para dy vitesh ishte dhe fitues i Çmimit letrar “Beqir Musliu”. Ky aktivitet do të mbahet të shtunën (11 nëntor) në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S.Noli” në Gjilan duke filluar nga ora 12:00.

Ky personalitet i shquar i letrave shqipe, të cilit këtë vit Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, me mbështetjen financiare edhe të MKRS-së, ia botoi tri novela nën titullin, “Frynte shumë erë”, gjatë kësaj të shtune do të jetë në Gjilan dhe i pranishëm gjatë vlerësimit të opusit të tij letrar. Aty do të flasin prof dr Anton Nikë Berisha, Mikel Gojani, Prend Buzhala dhe Arsim Halili.

Po ashtu do të deklamohen dhe copëza të shkëputura nga krijimtaria e tij e bujshme letrare e të pranishmëve do t’ju drejtohet dhe vetë shkrimtari Nasi Lera.

ObserverKult


Lexo edhe:

NESËR NIS “VJESHTA LETRARE E GJILANIT”

Maratona më e gjatë letrare në Kosovë, “VJESHTA LETRARE E GJILANIT”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim dhe me Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, nis këtë të shtune, më 17 tetor , në njërën nga sallat e Bibliotekës së Gjilanit , me një shkrimtar mysafir, Pandeli Koçin dhe me dy libra të tij, të cilat janë botuar tash së voni edhe në Kosovë, dhe që për herë të parë paraqiten para lexuesve të këndej Drinit.


OSCAR MILOSZ: LËRE TË FLEJË NË DUART E MIA KOKËN TËNDE

Poezi nga Oscar Milosz

Lëre të flejë në duart e mia kokën tënde të ëmbël:
Qershori rrënoja djeg në flokët e tu të verdhë,
Liana, diell i vjetër sipër sumbullareve.
Goja jote është një lulëkuqe mbi mur që u huan
Hijen e saj të vjetër e të mykur endacakëve.

Një këngë peshkatarësh në mavinë e deteve
Ja ç’është për mua zëri yt i përgjumur,
Zëri yt, mik i padukshëm e i menduar.
Zemra jote është shtrat’i luluar të djeshmesh të ëmbla,
Kambana e vakët e prehjes, e shurdhuar.

Një qiell i një vendi të vdekur prej kohësh
Këndon në sytë e tu-qielli i një toke të shkretë
Ku e zbehta Anabelë dhe Gaj de Ver
E d’Elormia dëgjojnë mes erërave të stuhishme
Tingëllimën e ëmbël të Tetorit në varrezë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult